×
  • Show Time
  • Show Time

    Adriana Matoshi deklaron shtëpi në vlerë 400 mijë euro

    Reporteri
    28 Qershor 2021 | 21:32

    Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimin e pasurisë së deputetëve të Kuvendit të Kosovës.


    Në mesin e tyre, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, në bazë të kësaj ka deklaruar një shtëpi 66 metra katrorë në vlerën e 400 mijë eurove, për të cilën thotë se është e trashëguar që nga viti 1957 dhe se është në emër të prindërve të saj.

    Aktorja nga Gjilani ka deklaruar edhe një makinë që kushton tre mijë euro, e cila po ashtu është e prindërve.

    Ajo tregon se merr 1.547 euro pagë nga Kuvendi i Kosovës, 1 mijë nga produksioni i një seriali në Gjilan si dhe 1 mijë nga lokali i saj në Prishtinë.

    Ndërkaq, prindërit e artistes gjithashtu marrin nga 400 euro në muaj nga qiraja e lokalit të shtëpisë.

    Aktorja e njohur u zgjodh deputete në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit duke grumbulluar kështu mbi 10 mijë vota.

    Adriana në anën tjetër është fituese e shumë çmime vendore dhe ndërkombëtare për rolet e saj në filma.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!