Aktorja dhe deputetja, Adriana Matoshi që disa muaj publikisht është në lidhje dashurie me futbollistin afrikan, Keith Groenweld.
Pavarësisht kritikave, dyshja po e vazhdojnë lidhjen e tyre të dashurisë.
Së fundmi, Matoshi publikoi një fotografi duke shkruar për kritikat drejt moshës së saj.
Në hapësirën për komente, komentoi edhe Keith, i cili me një “emoji” në formë unaze dhe një pikëpyetje, u duk se po i propozonte për fejesë.
Kësaj iu përgjigjë Matoshi duke i shkruar: “PO”.
Ndryshe, Matoshi është bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës si deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.