Aktorja Adriana Matoshi që është edhe deputete e Vetëvendosjes po kalon një dashuri përrallore me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld.
Edhe pse jetojnë larg, lidhja e tyre është më e fortë se kurrë, dhe Keith së fundmi e ka surprizuar Ardianën.
Aktorja dhe deputetja ka treguar se ka marrë një dhuratë shumë romantike nga Keith, që është një buqetë me trëndafila të kuq.
Me këtë rast Matoshi i ka bërë dhe një dedikim shumë të ëmbël partnerit të saj.
“‘Dashuria e jetës sime’ kur e them këtë gjë e them me gjithë zemër. Nuk do të dëshiroja një partner më të mirë. Faleminderit Zotit që më bekoi me një person si ty në jetën time. Dashuria ime për ty rritet çdo ditë. Mënyra se si më surprizon çdo ditë është e mrekullueshme. Je një njeri fantastik! Shihemi së shpejti, të dua!”, ka shkruar Ardiana.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.