Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës ‘Class’.
Me këtë rast ka dhënë një intervistë, ku ka folur më shumë për jetën, karrierën dhe tashmë për hyrjen në politikë.
Ajo është pyetur se për cilën arsye do ta linte pas karrierën dhe politikën, duke thënë për një shtëpi në mal, për natyrën apo për një qetësi.
Më pas, nëna e katër fëmijëve është pyetur nëse ka menduar ta lë politikën ndonjë ditë.
“Unë nuk di të bëj politikë. Unë di të ndihmoj njerëz, të dëgjoj ankesat dhe kërkesat e tyre. Pastaj, insistoj për ato gjëra, por nuk është që nuk kam bërë asgjë. Jam shumë e fokusuar tek dhuna në familje, tek fëmijët e sëmurë, tek komuniteti artistik, por mos u habitni që jam e re në këtë rreth”, ka thënë 42-vjeçarja.
“Fillimisht, më është dashur t’i mësoj disa terma që nuk i kam ditur e dalëngadalë kam bërë edhe punë të mira. Për momentin nuk kam menduar ta lë, të ardhmen nuk e di, aty vendos populli”, vazhdoi më tej biondja.
Adriana kohëve të fundit ka qenë më e komentuar edhe për shkak të stilit dhe paraqitjeve në Kuvend.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.