Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj. Ajo është zgjedhur si një nga imazhet e fushatës së re të produkteve kozmetike të “Mac”.
“Mac”, kompania lider në fushën e produkteve të bukurisë në botë, ka zgjedhur bukuroshen tonë për të prezantuar paletën e re.
Kujtojmë që Adrola Dushi po e zhvillon karrierën e saj si modele në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me sa duket bukuria, por edhe puna e saj po shpërblehet me suksese të njëpasnjëshme.
Në dhjetor të këtij viti, Adrola Dushi u shfaq si drejtuese e “Kënga Magjike”, krah Ardit Gjebreas.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.