Përfaqësues të estradës, gastronomisë dhe aktiviteteve të tjera të ndërlidhura me organizimin e dasamave sot në ora 12:00 do të takohen me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, për të parë mundësinë e hapjes së këtyre aktiviteteve, shkruan Reporteri.net.
Ky takim u aranzhua pasi ata kishin dalë për të protestuar.
Ministri Zemaj doli para tyre dhe kërkoi që të shkojnë në zyrë dhe të bisedojnë.
“Zgjidhni 10 përfaqësues ejani në Ministri dhe bisedojmë sa të doni. Shihemi në takim”, tha Zemaj.
Muçiqi ka thënë se para se të fillojë ky kundërshtim nga ana jonë, ne dhe gastronomia, paraprakisht ia kemi bërë një kërkesë Qeverisë.
“Në ora 12:00, një delegacion i joni do të shkojë në takim dhe do të shohim si fillon puna sepse është një dëm i madh. Edhe ne duhet të punojmë si gjithë të tjerë sepse përfshihen shumë biznese si estrada, gastronomia, dekoret etj.”, ka thënë Muçiqi para medieve. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.