Këngëtari Afrim Muçiqi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij pas vendimeve që kanë marrë deri tash, për masat anti-Covid.
Muciqi tha se sallat e dasmave në Kosovë janë më të pastra sesa mbi 80% e QKMF-ve në Kosovë.
Tutje, Muçiqi tha se ministri dhe kryeministri po gënjehen nga ata që i kanë përreth dhe sallat e dasmave nuk janë burim i infektimit me Covid-19.
“Edhe ministrin edhe kryeministrin po i rrejnë ata që i kanë për rreth. U japin këshilla që s’kanë asnjë bazë. Po dëgjoj analiza e analistë që thonë se burimi i infeksionit mund të jenë sallat e dasmave”, është shprehur Muçiqi në Dpt te Fidani.
“Salla e dasmës, është keq të themi, por e dinë edhe qytetarët e Kosovës, të gjitha QKMF-të në Kosovë, mbi 80% janë më të papastra sesa sallat e dasmave”, ka thënë Muçiqi.
“Pra, nuk kanë infrastrukturë, nuk kanë tualet të pastër. Sallat e dasmave janë të nivelit amerikan. Kanë standarde botërore”, shtoi Muçiqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.