×
  • Show Time
  • Show Time

    Afrim Muqiqi mbetet i bllokuar në kufirin me Austrinë, nuk e lejojnë të kalojë me patentë shofer të Kosovës

    Reporteri
    12 Nëntor 2021 | 12:18

    Këngëtari Afrim Muçiqi ka mbetur i bllokuar pasi nuk i është lejuar mbrëmë të kalojë në kufirin me Austrinë me patentë shofer të Kosovës.

    Ai ka thënë se kjo i ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, shkruan Reporteri.net.

    Ai thotë se ata i thanë se këtë patentë shofer, shteti austriak nuk e njeh.

    “Unë mbrëmë me familjen time rreth orës 03:00 u pengova që të kaloj kufirin me Austrinë, ku policia më ktheu nga kufiri për shkak të pantentë shoferit që për mua ishte një maltretim dhe ofendim si për të gjithë qytetarët”, u shpreh ai në Kanal 10.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!