Bashkëshortja e këngëtarit, Blero, Afrona Dika së fundmi ka folur rreth jetës profesionale, por nuk ka lënë pa prekur edhe jetën e saj personale.
Ndër datat më me rëndësi mbetet martesa e saj me këngëtarin Blero, i cili para Afronës ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi dhe së bashku kanë një vajzë të quajtur Tara.
E pyetur për raportin qe ka me ish-bashkëshorten e Bleros dhe vajzën e tij, Afrona tha se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me të dhe se gjithçka erdhi nga edukata familjare dhe respekti i ndërsjellë mes palëve.
“Familja më ka rritur me një energji shumë të mirë pozitive, edhe unë kur jam lidhur me Blerimin, e kam ditur saktë se kush është ai. Se kur lidhesh me dikë, duhesh me ia ditë krej çfarë ka? A ka qenë i martuar? A ka fëmijë? Krejt duhet të ia pranosh po nëse nuk ia prano kjo lidhje nuk funksion. E përderisa unë prej vetes e kam treguar respektin dhe dashurinë që e kam normal që ajo kthehet. Unë mendoj që çfarëdo që bën në botë të kthehet, kështu që gjithmonë nuk e kam parë as si konkurrencë, e as fëmijën si pengesë, por përkundrazi gjithmonë e kam ditur se kush është dhe normal kam shumë komplimente edhe ndaj Teutës që ka ndikuar pozitivisht ndaj vajzës edhe ndaj meje”, ka thënë Afrona për “Prive”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.