Bukuroshja e njohur shqiptare, Agnesa Vuthaj kla folur së fundmi për jetën private.
Ajo u sqarua edhe për lajmin që kishte qarkulluar vitin e kaluar, ku ajo u përfol se është në lidhje me një biznesmen indian.
“Unë kam reaguar ne rrjetet sociale sepse kam menduar që ka qenë një shkrim shumë seksist, kam reaguar për fenomenin jo për rastin, dhe pyetja ime do të ishte: Nëse një djalë kosovar në të tridhjetat e veta do të ishte me një biznesmen të huaj në një aeroplan privat, a do të shkruhej i njëjti shkrim ose nëse do të shkruhej a do t’i kishte të njëjtat klikime? E këtu kthehemi tek ajo shoqëria paragjykuese që mundohen gjithmonë ndoshta edhe në media që femrat me i gjyku dhe me i hedh pak më poshtë”, ka thënë Agnesa Vuthaj.
Me insistimin e prezantuesit, modelja nga Istogu e theksoi se me biznesmenin në fjalë nuk kishte asgjë më shumë e as më pak se një raport pune.
“Sigurisht që nuk ka qenë e vërtetë, ka qenë një raport pune”, ka thënë tutje Agnesa, në Klan Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.