×
  • Show Time
  • Show Time

    Aida Doçi publikon bashkëpunimin e ri “Ëndërr” me Lilon

    Reporteri
    29 Janar 2021 | 11:53

    Këngëtarja Aida Doçi, ka prezantuar për fansat projektin e saj më të ri muzikor.


    “Ëndërr” mban titullin kënga e re e këngëtares, e cila vjen në bashkëpunim me këngëtarin e ri Lilo.

    Kënga është e zhanrit baladë dhe për muzikën dhe tekstin e saj është kujdesur Fatmir Muja.

    Ndërkohë orkestrimi i është besuar Nexhat Mujovit – Virusit.

    “Ëndërr” është vizualizuar edhe me klip, koncepti i të cilit i përshtatet mjaft mirë tematikës së këngës dhe stinës në të cilën ndodhemi.

    Për anën vizuale është kujdesur produksioni Epic Production.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!