×
  • Show Time
  • Show Time

    Aida Doçi thotë se e ka ëndërr të realizojë një duet me Flori Mumajesin

    Reporteri
    07 Qershor 2021 | 10:58

    Këngëtarja zbuloi për herë të parë ëndrrën e saj.


    E ftuar në emisionin NIN në Klan Kosova, Aida Doçi përveç tjerash foli edhe për karrierën në muzikë.

    Prej shumë pyetjeve tjera të parashtruara nga fansat, ajo u pyet edhe për këngëtarin/en me të cilin e ka ëndërr të bëjë një duet.

    Aida Doçi, hezitoi në përgjigje, megjithatë e zbuloi publikisht se Flori Mumajesi është ai i cili i përshtatet në bashkëpunim dhe se është ëndrra e saj ta ketë një duet me të.

    Ndryshe, këngëtarja gjatë intervistës bëri të ditur se ka gati albumin dhe shumë projekte muzikore që do lansohen gjatë verës së këtij viti

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!