Javën që lamë pas aktori i njohur Will Smith e goditi me shuplakë komedianin, Chris Rock, goditje kjo e Smith gjaëtë ndarjes së çmimeve të “Oscars”, përcjell Reporteri.net.
Ndërkaq, sot në mëngjes, Bordi i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit u mblodh spër ta diskutuar dënimin për aktorin Will Smith.
Vendimi që u mor, është për t’ia ndaluar Smithit pjesëmarrjen nga të gjitha ngjarjet e akademisë, përfshirë Çmimet Oscars, për 10 vitet e ardhshme.
Akademia ka sqaruar se vendimi i ndalesës për Smith do të vlejë nga 8 prilli, 2022
“Ceremonia e 94 e Oscars është dashur të jetë një festë e shumë individëve në mesin tonë, që bënë punë të mrekullueshme gjatë vitit të kaluar; megjithatë, këto momente janë vënë nën hijen e një sjelljeje të papranueshme dhe të dëmshme të z. Smith në skenë”, thuhet në deklaratën e Akademisë.
Akademia ka shprehur falënderim për komedinian Rock, siç thuhet në deklaratë, për mbajtjen e qetësisë nën rrethana të jashtëzakonshme,
“Po ashtu dëshirojmë të falënderojmë nikoqirët, të nominuarit, prezantuesit dhe fituesit për durimin dhe mirësinë e tyre përgjatë shfaqjes së ngjarjes Oscar”, thuhet tutje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.