Këngëtari i njohur, Sabiani është përfshirë mbrëmjen e djeshme në një aksident që ka ndodhur në Tiranë.
Ka qenë vetë këngëtari që ka shpërndarë në rrjetin social “Instagram” një foto të artistit Petro Xhori, ku shihet jashtë spitalit me miqtë e tij dhe vihet re se njëri prej tyre mban dorën në allçi.
“E ke jetë të dytë vëllai im, na hëngri syri keq”, ka shkruar Xhori përmbi foto, duke lënë të kuptohet se Sabiani, i cili është një nga shokët e tij më të mirë, ka shpëtuar.
Nuk dihen rrethanat e aksidentit, por me rëndësi është që tashmë djemtë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.