×
  • Show Time
  • -->
    Show Time

    Aksidentohet rëndë në Zvicër Fisnik Syla, burri i Fjolla Morinës – përfundon në spital

    Reporteri
    26 Maj 2021 | 21:16

    Biznismeni Fisnik Syla, i njohur për publikun si burri i këngëtares Fjolla Morina ka pësuar një aksident të rëndë komunikacioni sot në afërsi të Bazelit të Zvicrës.


    Gazeta Online “Reporteri.net”, merr vesh se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 19:30.

    Burime të Reporteri.net të afërta me biznesmenin thonë se ai ka marrë lëndime dhe se është duke u trajtuar në spitalin e Baselit por gjendja e tij është stabile.

    Sipas këtij burimi dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur për shkak rrugës së rrëshqitshme, pasi ka rënë shi i madh dhe dyshohet se Syla ka rrëshqitur dhe e ka humbur drejtimin.

    Ditëve të fundit është raportuar se çifti janë ndarë por burime të afërta me ta thonë se ky nuk është lajm i vërtetë.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!