×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktori Dardan Gashi niset drejt Haxhit: Këso ndjenje s’kam pasë kurrë, Meka dhe Medina të krijojnë varësi

    Reporteri
    24 Maj 2025 | 19:13

    Aktori, Dardan Gashi, është nisur sot për në Haxh, pelegrinazhin e shenjtë të myslimanëve në Mekë, i cili këtë vit përkon me një numër të madh besimtarësh të nisur nga Kosova.

    Gashi ka thënë se po shkon për herë të katërt në Mekë dhe Medinë.

    Nga aeroporti i Prishtinës, Gashi në një deklaratë për Shënjestër tha: Kësi ndjenje nuk kam përjetuar në asnjë udhëtim. Haxh nuk kam bërë asnjëherë, Umre tre herë. Edhe Meka dhe Medina të krijojnë një varësi. Unë nuk kam besuar herën e parë që do të shkoj kaq shpesh. Është hera e katërt dhe e kam një parim që mos me shku dy vjet pa i vizitu të paktën një herë ato dy vende. Nuk më ka ndodhur përpos vendim tim të dua një vend siç i kam dashtë ato dyja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!