Michael Douglas dhe gruaja e tij, Catherine Zeta-Jones kanë filluar pushimet në qytetin e vogël turistik në Portofino, Itali.
Qyteza është një destinacioni preferuar për turistët që adhurojë luksin, e këtë po e bëjnë edhe çifti i njohur hollywood-ian.
Aktorët e njohur u fotografuan teksa po darkonin me miqtë, por ajo që binte në sy ishte gjendja e aktorit dhe fytyra e tij e shqetësuar që nxiti zëra se shëndeti i tij po përkeqësohej dhe nuk ishte aspak e mirë.
Douglas kishte luftuar kancerin në fyt që nga viti 2010. Luftimi i sëmundjes, e ndihmoi për të shpëtuar martesën me Catherine. Shëndeti i dobët e bëri të rishqyrtojë jetën e tij dhe të kuptojë se çfarë ka më shumë rëndësi, përkatësisht gruaja dhe djemtë Cameron, 40-vjeç dhe Dylan, 18-vjeç dhe vajza Sarus, 16-vjeç.
“Kanceri ishte në fazën e katërt. Me shërimin, më dha një mundësi të re për të vlerësuar jetën. Kur futesh në moshë 70-vjeç, gjithçka ndryshon. E kupton se fundi është afër dhe familja po më jep forcë në të gjitha këto,” tha djali i aktorit legjendar Kirk Douglas.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.