×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktori i “Friends” e mbajti për 3 vjet të fshehtë sëmundjen e kancerit

    Reporteri
    21 Qershor 2021 | 22:31

    Aktori i njohur i “Friends”, James Michael Tyler, i njohur me rolin e tij si Gunther ka deklaruar që po vuan nga kanceri i prostatës.


    Ai ka zbuluar se është duke u përballur me këtë sëmundje që nga shtatori i vitit 2018, por e ka mbajtur të fshehë nga publiku.

    “Jam mirë, vërtet. Ishte sëmundje e lehtë për t’u trajtuar”, tha ai.

    Aktori ka bërë të ditur se tash është duke marrë kimioterapi dhe për shkak të kësaj nuk është në gjendje të jetë pjesë e ribashkimit për serial.

    Pas një kohe të gjatë, “HBO Max” publikoi para pak ditësh rikthimin e “Friends”, serial që pati shikueshmëri shumë të lartë.

    I gjithë kasti i aktorëve i përbërë nga Jennifer Aniston, Courtney Cox, Lisa Kudroë, Matthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer u bashkuan për vazhdimin e serialit.

    Sipas “Wall Street Journal”, aktorëve fillimisht iu ofruan nga 1 milion dollar për këtë ribashkim, por ata me sa duket e hodhën poshtë këtë ofertë. Më pas, “Varuety” tregoi se aktorët ranë dakord që të paguhen “të paktën” me nga 2.5 milionë secili.

    Ndërkohë aktorëve do t’ju bashkuan në këtë rikthim një listë me personazhe të famshëm si: David Beckham, Justin Bieber, BTS, James Corden, Cindy CraWford, Cara Delevingne, Lady Gaga, Elliott Gould, Kit Harington, Larry Hankin, Mindy Kaling, Thomas Lennon, Christina Pickles, Tom Selleck, Maggie Wheeler, Reese Witherspoon. \Iconstyle

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!