Aktori i famshëm amerikan, Alec Baldwin dhe gruaja e tij, Hilaria, u shtuan me një vajzë dy javë më parë të quajtur Lucija, vetëm pesë muaj pasi Hilaria solli në jetë një djalë, Edward-in, gjë që i çuditi mjaft fansat e tyre.
Pasi njoftuan se kishin mirëpritur një foshnjë tjetër në 5 muajt e fundit, fansat kërkuan një shpjegim, shkruan “Daily Mail”.
“Si janë dy fëmijë në 5 muaj?!”, “Dy lindje nga shtatori deri më tani? Po ju njerëz? Na shpjegoni se çfarë po ndodh ”,“ Jam në shok”,- janë vetëm disa nga komentet e shumta.
Aktori u ofendua shumë nga pyetjet e shumta dhe së fundmi ua sqaroi dyshimet fansave.
Çifti i famshëm sollën në jetë vajzën e tyre, Lucija, me ndihmën e një nëne zëvendësuese, tha Alec.
“Unë u them njerëzve se gruaja ime është koleksioniste. Disa mbledhin makina, disa mbledhin orë, vepra arti. Gruaja ime mbledh bebe. Ajo i do foshnjat“,- tha Baldwin në emisionin “Ellen Degeners” disa muaj më parë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.