Aktori i njohur i Hollivudit, Gene Hackman dhe gruaja e tij, Betsy Arakawa, janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe, shkruan DailyMail, përcjell Reporteri.net.
Çifti, që ishte martuar në vitin 1991, është gjetur i vdekur mëngjesin e së mërkurës.
Sherifi i Qarkut Santa Fe, Adan Mendoza nuk dha një shkak të vdekjes, e as nuk tha se kur çifti mund të kishte vdekur, kur u pyet nga mediat lokale.
Aktori mori vëmendjen për herë të parë kur luajti në “Bonnie and Clyde”, në vitin 1967. Ai ka luajtur edhe në filma të tjerë si “Superman”, “The French Connection” dhe “Get Shorty”.
Hackman ishte fitues i dy çmimeve “Oscar”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.