×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktori i njohur flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshortja me të cilën ka edhe një vajzë

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 20:08

    Aktori Kreshnik Ibrahimi përveç jetës profesionale, si rrallëherë ka zbuluar edhe detaje nga jeta e tij private.


    I ftuar në një emision televiziv, aktori kosovar zbuloi se ka mbi një vit që i ka dhënë fund martesës së tij, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Ai gjithashtu tregoi se nga kjo martesë ka dhe një vajzë të quajtur Kejsi.

    “Jemi ndarë me bashkëshorten. Unë dhe mami i Kejsit (vajzës) kemi një vit e shtatë muaj që jemi ndarë, sjemi më bashkë. Kemi vendos ashtu, kemi parë që nuk funksionon lidhja jonë. Problematikë ka qenë edhe profesioni im, duke qenë gjithmonë në lëvizje, e jo shumë në shtëpi, kanë qenë probleme tona personale dhe kemi vendosur mi dhënë fund”, tha aktori në emisionin “N’nejë”.

    Ai gjithashtu tregoi se pavarësisht se janë të ndarë, me ish bashkëshorten ka një raport të mirë për hatër të vajzës, ndërsa tha se ka qenë e vështirë t’ia shpjegonte vajzës një gjë të tillë.

    “Kemi një raport jashtëzakonisht të mrë, sidomos për vajzën, pasi fëmija nuk ka faj pse prindërit nuk merren vesh, kështu që e kemi gjet një gjuhë të përbashkët, dhe Kejsi e vogël jeton me nënën e saj, por që vikendit e takoj gjithmonë. Ia kemi shpjeguar ndarjen, por ka qenë shumë e vështirë, e kam vuajtur shumë”, përfundoi ai./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!