×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktori i njohur para tërë botës i bën thirrje njerëzmit: Ne jemi sëmundje që ka infektuar planetin

    Reporteri
    02 Tetor 2019 | 9:53

    Aktori Jason Momoa mbajti një fjalim në samitin e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.


    Momoa theksoi se udhëheqësit botërorë nuk po bëjnë sa duhet për të luftuar ndryshimet klimatike, por nuk i fajësoi vetëm ata. Ai e quajti njerëzimin “një sëmundje që ka infektuar planetin tonë”, transmeton Reporteri.net.

    Aktori, 40 vjeç, i njohur edhe si aktivist mjedisor, lindi në Hawaii, por u rrit në Iowa. Në një fjalim, ai i pakënaqur tha se  kishte “ecur në të dy botët” duke e kuptuar ajo që ishte një problem për njërën prej tyre së shpejti do të bëhej problem edhe për tjetrin. Në fjalimin e tij, ai gjithashtu theksoi se efektet e dëmshme të veprimeve njerëzore janë parë më së shumti në oqeane. Ai gjithashtu shtoi se ne e kemi sjellë planetin në një krizë shkatërruese për shkak të ndotjes./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!