×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktori i njohur turk, Burak Özçivit, zgjedh Shqipërinë për pushime

    Reporteri
    18 Qershor 2025 | 21:27

    Protagonisti i njohur i serialit “Osmani”, aktori turk Burak Özçivit, ka zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e radhës për të pushuar.

    I njohur për rolet e tij ikonike në telenovelat turke, aktori është parë së fundmi në qytetin bregdetar të Vlorës, i shoqëruar nga partnerja e tij, Fahriye Evcen.

    Në disa “InstaStory” të ndara nga një restorant lokal, ai shihet duke buzëqeshur me stafin, i veshur thjesht dhe sportiv, duke reflektuar qetësinë dhe kënaqësinë që po përjeton gjatë qëndrimit në

    Ndërkohë nga ana tjetër edhe partnerja e tij Fahriye Evcen ka postuar disa foto në Insta Story, por pa përmendur vendin ku po qëndrojnë.

    Në postimin e fundit në llogarinë e tij në Instagram, Burak shfaqet në një aeroport, me mbishkrime që lënë të kuptohet se po niset për një vend të veçantë, që më pas rezultoi të ishte pikërisht Shqipëria.

    Aktori ka vizituar sot edhe ambientet e bashkisë ku ndër të tjera kryebashkiaku Ermal Dredha shprehet se qyteti bregedetar i la shumë mbresa.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!