×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktori i njohur turk së shpejti baba për herë të parë

    Reporteri
    07 Maj 2020 | 22:06

    Aktori i njohur turk, Kenan Imirzalioglu së shpejti do të bëhet baba, shkruajnë mediat e huaja, trasnmeton lajmi.net.


    Bashkëshortja e tij Sinem Kobal thuhet se është katër muajshe shtatzënë.

    Ata po presin që të vijë në jetë fëmija, gjinia e së cilit është vajzë dhe ky fakt i ka bërë të lumtur pafund.

    Çifti e kurorëzuan dashurinë e tyre 4 vite më parë.

    Aktori turk Kenan Imirzalioglu kapi majat e famës pas rolit të tij në serialin shumë të ndjekur dhe në vendin tonë ‘Ezel’. Emri i Kenan-it i kapërceu dhe kufijtë e Turqisë jo vetëm për talentin e tij por edhe për pamjen duke bërë që vajzat në mbarë botën të çmendeshin pas tij

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!