×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktori i Portokallisë u aksidentua me motor, bashkëshortja tregon gjendjen e tij shëndetësore

    Reporteri
    12 Nëntor 2021 | 21:34

    Aktori i humorit Gaz Paja u aksidentua ditën e djeshme, ndërsa ishte duke lëvizur me motor në Rrugën e Kavajës. Motori i tij u përplas me një makinë në kryqëzim dhe videot nga aksidenti kanë bërë xhiron e rrjetit.

    Gazi u dërgua në spital për të marrë trajtimin e duhur mjekësor. Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e aktorit është e mirë dhe ai ka dëmtime të lehta. Lajmin e ka konfirmuar për VIP Magazine bashkëshortja e Gazit, Ira Seferi.

    “Gazi ka dëmtime jo serioze dhe do bëhet mirë shumë shpejt,” -ka thënë Ira për Vip Magazine.

    Ndërsa vetë aktori nuk ka reaguar ende për ngjarjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!