×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktori i ri kosovar që në Serbi po krahasohet me Bekim Fehmiun e Faruk Begollin

    Reporteri
    28 Dhjetor 2021 | 12:53

    Aktori kosovar, Florist Bajgora në Serbi po krahasohet me yllin e madh të kinematografisë në ish-Jugosllavi, Bekim Fehmiun.

    Bajgora po konsiderohet si gjenerata e re e artistëve të talentuar nga Kosova në një listë me Bekim Fehmiun, Faruk Begollin e Enver Petrovcin, shkruan Reporteri.net.

    Mediat serbe shkruajnë për djaloshin e lindur në Prishtinë e që aktualisht ka role në dy serialet vendore “Besa” dhe “Necista krv”.

    Në serialin “Besa” ai luan rolin e personazhit negativ, Driton Berisha, ndërsa tek seriali “Gjak i papastër” luan rolin e  Jusufit.

    Aktori i ri është 26 vjeç, nuk flet gjuhën serbe, por ka marrë vlerësime nga publiku dhe kritika për rolet dhe aktrimin mbresëlënës.

    “Mikrobota artistike Beograd-Prishtinë ka funksionuar në mënyrë perfekte me dekada, duke filluar nga Faruk Begolli e deri te Enver Petrovci. Ata kanë aktruar në Serbi dhe puna e artistit është të bashkojë njerëzit. Sfida më e madhe ishte se duhej të fitonim besimin e aktorëve nga Kosova. Na u desh të shkonim në Prishtinë për t’i bindur që të ishin kriminelë në serialet serbe, gjë që nuk ishte aspak e lehtë. Momentalisht kemi marrë tre yjet më të mëdhenj nga Kosova, me Arben Bajraktarajn në krye, i cili ka luajtur që nga fillimi”, kështu e ka përshkruar për Kuririn serb  bashkëpunimin me Bajgorën, regjisori i serialit  “Besa” Igor Stoimenov. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!