Can Yaman thuhet se tashmë ka probleme ligjore pasi që ka shkaktuar probleme gjatë xhirimeve filmike.
Aktori turk raportohet se e ka lënduar një kolege të tij të aktrimit duke i përplasur për koke një kamerë.
Yaman gjatë ditëve të kaluara është përleshur me një kalimtar të rastit, i cili kishte hedhur fjalë duke thënë se “Demet Ozdemir s’di se çfarë po sheh të bukur te Cani”.
Kjo ka bërë që të zemërohet artisti dhe ta hedh kamerën në drejtim të qytetarit, por e cila përfundoi në kokë të kolegut, transmeton telegrafi.
Ky i fundit u dërgua me urgjencë në spital dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetë.
Ndryshe, kujtojmë se Yaman para dy vjetëve ka pasur probleme ligjore dhe ishte dënuar me të hollas pasi i kishte hedhur ujë në fytyrë koleges, Selen Soyder.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.