×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktori që synon postin e deputetit bëhet “horë”: Del në rrugë për të shpërndarë vizitkarta, por s’i ndalet askush

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 14:14

    Aktori i ” O sa mirë”, Jeton Zogjani i cili garon për postin e  deputetit në zgjedhjet e 6 tetorit nga radhët e koalicionit AAK-PSD, tashmë ka filluar aktivitetet e tij për fushatën zgjedhore.


    Përmes një videoje të publikuar në llogarinë e tij Facebook, Zogjani ka zgjedhur një mënyrë interesante për të kërkuar votën e qytetarëve, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka dalë në autostradë për të shpërndarë kartëvizitat e tij për zgjedhje, mirëpo ka thënë se nuk i është ndalur asnjë makinë.

    “Dola me i shpërnda vizitkartat, po s’o ka nalet kërkush”, ka shkruar ai.

    Sigurisht që kjo video është bërë në frymën e humorit, por është pëlqyer shumë nga ndjekësit e tij në Facebook. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/jeton.zogiani/videos/10162620141515195/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!