×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktori turk “Mehmet Kosova” po bëhet sërish babë, zbulohet gjinia e foshnjës

    Reporteri
    10 Nëntor 2021 | 18:45

    Aktori turk, Kenan Imirzalıoglu, do të bëhet baba për herë të dytë.

    Aktori, i njohur për shqiptarët me rolin e famshëm të Mehmet Kosovws dhe Ezelit dhe partnerja e tij, Sinem Kobal janë në pritje të një tjetër fëmije, raportojnë mediat turke.

    Në media bëhet me dije se Sinem është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe se do të bëhen me një djalë.

    Megjithëse, ata nuk e kanë konfirmuar ende lajmin publikisht, mediat raportojnë se aktorja do të kalojë një pjesë të shtatzënisë në Selimiye për shkak të pandemisë.

    Pak ditë më parë, Kenan dhe bashkëshortja e tij u fotografuan ndërsa ishin duke shëtitur në Ortakoy me vajzën e tyre të vogël, Lalin. I pyetur nga gazetarët se kujt i ngjan më shumë vajza, aktori tha: “Tiparet i ka si Sinem, por vështrimi i saj është imi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!