Sophia Loren është aksidentuar në shtëpinë e saj në Gjenevë të Zvicrës. Aktorja italiane, e cila më 20 shtator mbushi 89 vjeç, u rrëzua dhe pësoi disa fraktura në brinjë. Ajo iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm dhe tani do të duhet të ndjekë një periudhë rikuperimi, e cila do të pasohet nga një proces rehabilitimi.
Loren duhej të përuronte të martën degën e re të zinxhirit “Sophia Loren Restaurant” në Bari. “Për fat të mirë gjithçka shkoi mirë dhe zonja Loren do të kthehet me ne shumë shpejt”, njoftoi kompania. Me të janë edhe dy djemtë Edoardo dhe Karlo.
Në shtator ylli i filmit italian, fituese e Oskarit në vitin 1962, mori pjesë si kumbare në eventin e sfilatës së modës “One night only”, organizuar nga Armani në Venecia./A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.