Aktorja amerikane Amanda Seyfried ka ndarë së fundmi në një intervistë të sinqertë arsyet që e shtynë të largohej nga Hollywood-i. Në një bisedë për revistën Forbes, ajo rrëfeu se pikërisht në pikun e famës kishte vendosur të zhvendosej në bregun lindor, në New York.
“U zhvendosa atje para se të kisha familje. Qëndrimi këtu ishte vendimi më i mirë për privatësinë, qetësinë dhe natyrën. Më ofron një jetë më të balancuar sesa ajo në qytet”, tha Amanda.
Aktorja shtoi se ky vendim ishte i domosdoshëm për shëndetin e saj mendor. Jeta nën presionin e dritave të famës është më e përballueshme tani që ka një vend që e quan shtëpi. Amanda ka ndërtuar një jetë familjare me bashkëshortin e saj, Thomas Sadoski, me të cilin u martua në vitin 2017. Çifti ka dy fëmijë, vajzën Nina dhe djalin Thomas, ndërsa pjesë të pandashme të familjes konsiderohen edhe kafshët në fermën e tyre. “Kafshët e mia më japin balancë”, shprehet Amanda. Përveç qenit të saj Finn, ajo kujdeset për pula, rosa, dhi, mace, gomarë dhe kuaj.
Edhe pse shpesh udhëton për shkak të roleve të ndryshme, Amanda e sheh këtë si një mundësi argëtimi. “Ditën tjetër do të jem më e lumtur në shtëpi, me çizmet e mbuluara me baltë duke ushqyer kafshët”, tha ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.