×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktorja e serialit “La Casa de Papel” dëshiron të quhet Tirana

    Reporteri
    29 Korrik 2019 | 22:22

    Seriali i famshëm “La Casa de Papel”, i cili është shndërruar tashmë ndër më të ndjekurit dhe të komentuarit në botë, ka të veçantë emrat e personazheve grabitës, që janë konkretisht ato të kryeqyteteve më të njohura të botës.


    E megjithatë, Alba Flores, aktorja që luan rolin e Nairobisë (kryeqyteti i Kenias në Afrikë), ka pohuar se do të pëlqente që personazhi i saj të kishte si emër atë të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës.

    Përgjigja e saj, sikurse mund të shihet në videon e mëposhtme, ka marrë edhe aprovimin e aktorëve të tjerë të serialit.

    Risjellim në vëmendje se seriali “La Casa de Papel, të cilit i është publikuar tashmë edhe sezoni i tretë, ka një numër të konsiderueshëm shikuesish në Shqipëri dhe në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!