×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktorja franceze thotë se ishte viktimë e incestit

    Reporteri
    07 Shtator 2023 | 18:47

    Aktorja franceze Emmanuelle Beart ka qenë viktimë e incestit kur ishte fëmijë, ka zbuluar ajo në një dokumentar.

    Beart nuk e ka emëruar abuzuesin e saj, teksa ka folur në dokumentarin “Such a Resounding Silence”.

    Beart ka thënë se ajo fillimisht nuk donte të fliste për veten, por vetëm për të mbijetuarit e tjerë të incestit që paraqiten aty, shkroi BBC.

    “Por, sinqeriteti i tyre dhe kurajo më kanë bërë të flas edhe unë”.

    Drejtuesja e dokumentarit Anastrasia Mikova ka thënë se abuzuesi i pretenduar nuk ishte babai i Beartit.

    Ndërsa dokumentari nis, zëri i Beartit dëgjohet duke iu adresuar abuzuesit të saj: “Meqë babai, nëna dhe miqtë e mi nuk vërejtën asgjë, ti mund ta bëje këtë gjë, dhe e bëre, për katër vjet”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!