×
  • Show Time
  • Show Time

    Akuzat se “kreu marrëdhënie dhe e filmoi të miturën” nuk e ndalin, Gjiko befason me lëvizjen e fundit

    Reporteri
    16 Prill 2022 | 13:12

    Ditët e fundit, reperi i njohur, Gjiko ka qenë në qendër të mediave rozë, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, të cilës i ka dhënë lëndë narkotike dhe e ka gënjyer që do ta ndihmonte në karrierë.

    Mirëpo, duket se këto akuza nuk e kanë ndalur atë të vazhdojë karrierën muzikore.

    Së fundmi, përmes një postimi në Instagram, Gjiko ka paralajmëruar projektin e ri. Madje ka publikuar edhe një pjesë të videoklipit, duke bërë të ditur se ka lidhje me tematikën e gjakmarrjes.

    “17.04.2022 ora 14:00. Gjoni”, ka shkruar ai, krahas videos.

    Kujtojmë që kënga e fundit e Gjikos ishte në bashkëpunim me Ledri Vulën dhe Lumi B, me titullin “Ça bone?”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!