×
  • Show Time
  • Show Time

    Alban Ramosaj publikon këngën e re “Të kam dashtë”, pjesë e klipit modelja Aurela Hoxha

    Reporteri
    30 Shtator 2019 | 21:31

    Alban Ramosaj është kthyer me projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë.


    “Të kam dashtë” mban titullin kjo këngë, e cila vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale.

    Klipi është shumë i veçantë dhe pjesë e këtij videoklipi është edhe modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha.

    I tërë ky projekt i është besuar “Mantra & TullProductions”, i cili pritet të pëlqehet edhe nga fansat e këngëtarit Ramosaj, ku tanimë e gjeni edhe në kanalin YouTube.

    Ky projekt i ri është pasues i punës së tij të fundit – trilogjia “Hiraeth” që u prit tejet mirë nga audienca e këngëtarit.

    Nga ana tjetër, edhe Aurela ka publikuar disa sekuenca nga kënga e re e Albanit me përshkrimin, “Eksperiencë argëtuese të jem pjesë e kësaj videoje”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!