×
  • Show Time
  • Show Time

    Albatros Rexhaj kritikon Top Channel për Fifin: Nuk luhet me shëndetin psiko-fizik të njeriut

    Reporteri
    24 Nëntor 2021 | 0:24

    Albatros Rexhaj ka kritikuar Top Channel, pasi Fifit i ra të fikët LIVE në spektaklin e Big Brother VIP.

    Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se mirëqenia psiko-fizike nuk është lojë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Tutje ai ka thënë se ky është një abuzim i pastër me personalitetin dhe shëndetin e tjetrit.

    “Spektakli mund të jetë lojë, por jo mirëqenia psiko-fizike e tjetrit, prandaj produksioni nuk mund të shpëlahet me lojë fjalësh dhe as duke e hedh fajin te Fifi. Ky është abuzim i pastër me personalitetin dhe shëndetin e tjetrit”, ka shkruar Albatros Rexhaj.

    Fifit i ra të fikët në spektakël pasi debatoi me opinionisten Balina Badinaku, e cila edhe pasi Fifi u qetësua tha se nuk bëhet pishman për fjalët që i tha këngëtares nga Kosova.

    “Nuk ndjehem fajtore Fifi për atë që të thash. Më vjen keq për atë që të ndodhi, por nuk ndjehem në faj”, tha Balina./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!