Albërie Hadërgjonaj është një ndër personazhet që shumë do të donin ta shikonin në Big Brother.
Dhe siç thotë vetë ajo, produksioni e ka kërkuar. Mbrëmjen e djeshme Albëria ka zbuluar se ka marrë një ftesë nga BBV për t’u bërë pjesë, por nuk ka pranuar.
“Më kanë kërkuar, por nuk mund të shkoj kur nuk më jep më shumë se ç’mund të bëj vetë”– ka thënë Albërija duke treguar se do e provonte nëse do i ofronin para.
Albërija gjithashtu ka shprehur që do merrte pjesë në “BB VIP Albania” me një kusht të vetëm: “Nëse më paguajnë 10 mijë euro puntatën e pranoj”, ka thënë Albërija, që i bie 80 mijë euro në muaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.