×
  • Show Time
  • Show Time / Histori suksesi

    Albian Kryeziu nga Rahoveci fitues i vendit të dytë në Festivalin Botëror të Parukerisë dhe Bukurisë

    Reporteri
    24 Tetor 2023 | 21:55

    Në Festivalin botëror “GFP – World Championship”, që u mbajt këto ditë në Napoli (Itali), floktari i ri nga Rahoveci, Albian Kryeziu, nga dhjetëra garues berberë u shpërblye me vendin e dytë si përfaqësues i Kosovës në kategorinë “Razor fade”.

    Kjo renditje e lartë në garën e parukierëve më të mirë, arrihet me punë dhe edukim të vazhdueshëm, duke ndjekur trendet botërore. Dhe përveç njohurive, një floktar i mirë ka nevojë për qasje të përgjegjshme ndaj punës dhe kreativitet.

    Albiani, me punën e tij bashkon entuziazmin, kënaqësinë dhe profesionalizmin. Sukseset e tij në gara kanë treguar se shquhet për këto cilësi.

    Paraqitja në këtë ngjarje bukurie tregon më së miri për punën dhe përcjelljen e standardeve, ndërsa kjo renditje, mund të jetë frymëzim për të gjithë kolegët e tij në Kosovë dhe më gjerë, transmeton Telegrafi.

    Albian Kryeziu me ketë punë filloi të merrej prej moshës 14-vjeçare. Pesë vjet punoi për dikë tjetër, ndërsa tash e dy vite ka hapur biznesit e tij “BarberShop Albii”.

    Me shumë sukses ka marrë pjesë në gara; dy herë në Shqipëri fitoi vendin e parë dhe të dytë, ndërsa në Turqi fitoi vendin e parë duke përfaqësuar shtetin e Kosovës.

    Albani këtë punë e bën me plot vullnet dhe kreativitet dhe thotë që nuk do të ndalet asnjëherë deri sa të mbërrijë në majat më të larta të suksesit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!