Reperi Mozzik është njëri ndër reperët më të përfolur dhe më aktiv në vend, kjo për shkak punës së palodhshme që reperi po bën, shkruan Express Rozë.
Reperi së fundmi është duke u përfolur shumë për jetën e tij private, pasi që për më shumë se një vit ai është ndarë nga partnerja e tij Loredana, të cilët kanë edhe një vajzë së bashku, dhe tash e sa kohë është duke u përfolur për një bashkim të mundshëm të dyshes.
Kjo ka bërë që reperi së fundmi të jetë kryefjala e mediave rozë.
Reperi para disa javëve poashtu ka deklaruar se është duke punuar në një album të ri, dhe ka treguar se albumi shumë shpejtë do të publikohet.
Reperi nuk ka dhënë më shumë detaje rreth kësaj, por ka shtuar se emrin e albumit nuk e ka ende gati, dhe së shpejti do të tregoj edhe këtë detaj që fansave do t’i interesonte shumë.
Ndërkohë ai ka treguar se këngët e albumit janë të gjitha gati dhe se të gjitha do të jenë hit.
Reperi poashtu ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram më saktësisht në Instastory në makinën e tij, dhe përkrahë fotos ka shkruar se ky album i dytë do të jetë akoma më zjarrë se i pari.
“Kukuku çfarë albumi kemi bo”, ka shkruar Mozzik në postimin e tij.
Kujtojmë se 3 muaj më parë reperi lansoi të plotë albumin e tij të parë, “MozzArt”, ku ky i fundit përmban në total 20 këngë dhe bëri bujë shumë të madhe, duke arritur 30 milionë shikime në fare pak kohë.
Pjesë e “MozzArt” ishte dhe kënga që reperi ja kishte dedikuar vajzës së tij, “Hana”, që cilësohet si një nga projektet më të ndjera që Mozzik ka realizuar deri më tani.