Aktorja e njohur, Almeda Abazi, është infektuar me COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, teksa tregoi se edhe familjarët e saj janë të prekur.
Derisa falënderonte fansat për interesin e treguar për shëndetin e saj, Almeda tregoi se bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman është liruar nga spitali.
Ky i fundit pas ndërlikimeve me virusin ishte dërguar për trajtim të mëtutjeshëm, kurse tani po trajtohet në shtëpi.
“Po marr shumë mesazhe për situatën tonë dhe ju falënderoj të gjithëve për interesimin dhe shqetësimin tuaj. Për këtë arsye më duhet të bëj një shpjegim. Si rezultat i testimeve, mësuam se djali ynë Efehean, unë dhe gjithë anëtarët e tjerë të shtëpisë jemi pozitiv me Covid-19.
Tutje aktorja shtoi: “Meqë ra fjala, bashkëshorti im Tolgahan ka dalë nga spitali, trajtimi i tij vazhdon në shtëpi”.
Në fund të mesazhit, bukuroshja brune bëri thirrje tek ndjekësit që të kenë kujdes të shtuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.