Këngëtarja me fame botërore, Dua Lipa sot pasdite ka takuar ambasadorin në largim të Britanisë së Madhe, Ruairi O Connell.
Këtë e ka bërë të ditur ambsada britanike përmes një shkrimi në Facebook, ku Duan e quajnë krenari të Kosovës dhe Britanisë, shkruan Reporteri.net.
“Kurrë nuk harron se nga je. Krenaria e Britanisë dhe Kosovës, Dua Lipa, kaloi një pasdite në Ambasadën Britanike, me krijuesit, vullnetarët dhe aktivistët që sjellin ndryshim në Kosovë nëpërmjet muzikës, artit, kulturës, risi dhe sportit”, thotë ambasada, ndërsa ka publikuar dhe disa foto nga pritja që i është bërë Duas. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.