×
  • Show Time
  • Show Time

    Ana 2 për lidhjen e Teas me Beartin: Më pëlqejnë bashkë, me Andin filluan të afrohen kur u kritikuan

    Reporteri
    01 Shkurt 2021 | 19:12

    Treshja Tea, Andi dhe Bearti, situata e krijuar dhe gjithë keqkuptimet që mund të jen krijuar, po diskutohen sot në “PërPuthen”.


    Ana2 u shpreh se i pëlqen kur sheh Beartin me Tean, ndërsa shtoi se ajo nuk ka besuar asnjëherë te çifti Tea dhe Andi.

    Ajo shtoi se ata nuk kishin afrimitet me njëri-tjetrin as pas kamerave, por filluan të afroheshin pas kritikave që i bëheshin në studio.

    “Kur i shoh Beartin dhe Tean më pëlqejnë shumë, unë kisha thënë që nuk besoja te çifti Andi Tea, nuk më pëlqenin fare. Ata filluan të tregonin afrimitet edhe pas kamerave, pas kritikave, por gjithsesi, unë kam dyshuar, u afruan pasi ne i sulmuam, aty i pamë ndryshe. Mbase kjo ka qenë një lojë e atyre të dyve”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!