×
  • Show Time
  • Show Time

    Ana dhe Fationi rikthehen në “Për’puthen”?

    Reporteri
    10 Shkurt 2021 | 11:11

    Ana Lleshi dhe Fation Kuçari kanë qenë ndër konkurrentët e parë që i janë bashkuar emisionit të dashurisë “Për’puthen”


    Ata kanë pasur disa takime bashkë sa ishin pjesë e emisionit. E pavarësisht se janë larguar nga emisioni, dyshja duket se kanë ruajtur raporte të mira me produksionin.

    Ka qenë vetë autorja e emisionit, Olsa Muhameti, ajo e cila ka publikuar një video, e cila është realizuae në ambientet e televizionit ku transmetohet ky emision.

    “Çfarë po ndodhë”, ka qenë mbishkrimi që i ka vënë ajo kësaj videoje.

    Video është shpërndarë menjëherë në rrjete sociale, e fansat e tyre kanë nisur menjëherë të pyesin në mos dyshja do i kthehen “Për’puthen”.

    Mirëpo, deri tani, as produksioni e as dyshja s’kanë sqaruar arsyen pse ishin bashkë në studio.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!