Ana Kabashi përveç angazhimeve në muzikë, një pjesë të mirë të kohës ia kushton edhe fizikut të saj, duke bërë që të ketë linja të përsosura trupore.
E, këto asete këngëtarja i ekspozon në imazhe të ndryshme në rrjetet sociale, ku edhe është mjaft e ndjekur.
Këngëtarja këto ditë të fundit të kësaj vere i ka shijuar në bregdet, prandaj edhe fotografitë provokuese nga atje nuk kanë munguar.
Në postim e radhës në Instagram, Ana ka postuar imazhe të reja nga pushimet, duke vënë në pah format e veshur vetëm në bikini.
Bukuroshja nga Peja dukej mahnitëse, ndërsa të shumta ishin edhe komplimentet nga fansat dhe miqtë e saj.
Ndërkohë, Ana ka qëndruar aktive edhe sa i përket projekteve muzikore, pak ditë më parë ajo ka lansuar këngën “Sa kem pi”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.