Ana i ka reaguar Andit pas deklaratës së fundit.
Ish-konkurrentët e “Përputhen” vazhdojnë të mbeten emra shumë të komentuar në mediet rozë, shkruan lajmi.net.
Dy prej tyre janë Ana Kauri dhe Andi Artani, të cilët nuk është se kishin raporte aq të mira në program.
Ana gjatë gjithë kohës nuk ka besuar tek ndjenjat e Andit ndaj Jasminës dhe këtë gjë e kishte thënë shumë herë në “Përputhen”.
Së fundi, Andi gjatë një interviste në “NIN” tha se Ana Kauri ishte njeriu më fallco dhe dinak në “Përputhen”.
Pas kësaj deklarate, nuk mungoi reagimi i Anës, e cila thotë se njerëzit nxjerrin vrer nga goja kur ua përplas të vërtetën në fytyrë.
“Njerëzve kur ja përplas të vërtetën në fytyrë nuk u vjen mirë e fillojnë e nxjerrin vrer nga goja. Turp”, shkruan ajo.
Ndryshe, Andi dhe Jasmina kanë shkëputur çdo kontakt së fundi dhe shkak pretendohet të jetë xhelozia e konkurrentes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.