Gjatë një interviste për emisionin “Stacion” në News 24, tha se megjithatë produksioni nuk ka marrë masa të rrepta.
“Në fillim fare nuk desha ta firmosja kontratën. Është dy faqe. Për arsye se thashë po të dua të iki, që të mos më pëlqejë askush këtu brenda dhe të më ‘çmendin’. Ti nuk e di se çfarë tipash janë.Pastaj thashë po ika unë do paguaj 5 mijë euro. Në qoftë se ne thyem rregullat dhe në momentin që do të dalim nga emisioni, kontratën produksioni nuk e ka mbajtur. Kush ka dashur të iki, ka ikur”- u shpreh ajo.
Kujtojmë se Andi pasi dolën foto e Teas me Beartin përmes një postimi në Instagram, u shpreh se ishte i detyruar nga produksioni të dilte çift me Tean, shkak kjo kontrata e tij të cilën e quante të frikshme.
Bora Zemani drejtuese e emisionit ditë më parë publikoi kontratën që Andi ka firmosur me “PërPuthen”, duke theksuar se në asnjë pikë të kontratës atij nuk i kërkohet të bëjë diçka që nuk dëshiron.
Ajo ishte shprehur se rregullat e kontratës janë mjaft të thjeshta, duke filluar nga orari, ndërsa shtoi se i vetmi penalitet në rast mosrespektimi të rregullave, është një gjobë prej 5 mijë eurosh.