×
  • Show Time
  • Show Time

    Andi tregon bisedën e fundit me Tean pas zbulimit të lidhjes me Beartin

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 8:29

    Historia Andi-Tea-Beart ka bërë bujë të madhe në media dhe kudo në rrjet.


    Si rrjedhojë, tre protagonistët janë personazhet më të komentuar të momentit.

    Andi ishte i ftuar mbrëmë në “Roped With Olsi”, ku gjatë një “loje” iu kërkua të tregonte bisedën e fundit me Tean.

    “A je mirë? Po, po ti? Po”, tha ish-konkurrenti dhe zbuloi se biseda është bërë pas zbulimit të lidhjes me Beartin.

    Kjo bisedë lë të kuptohet që dyshja nuk e kanë prishur raportin e tyre dhe mbeten miq.

    I pyetur se çfarë do t’i thoshte Teas, Andi u shpreh: “Do i thoja që pavarësisht të gjithave, vetëm kemi lindur, vetëm do vdesim. Jepi drejtim!”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!