×
  • Show Time
  • Show Time

    Anëtari i TBA-së konfirmon vdekjen e vëllait të Unikkatilit: Jam i tronditur, pusho në paqe shoku im

    Reporteri
    02 Mars 2025 | 20:31

    Reperi i njohur i labelit TBA, Sadik Gjokaj – Kobra, ka konfirmuar vdekjen e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokaj.

    Në një postim në Facebook, Kobra u shpreh i tronditur për rastin.

    “I tronditur nga vdekja e parakohshme të shokut tim Mentor Palokaj, pusho në paqe”, ka shkruar ai.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net rastin, ku ka bërë me dije se ai u gjet i vdekur në një banesë në lagjen Arbëria të kryeqytetit.

    “Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.

    “Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Policia e Kosovës për Reporteri.net.

    Policia tutje thotë se hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes.  /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!