Angelina Jolie dyshohet se ka paditur FBI-në pasi hetimi për ish burrin e saj, Brad Pitt u mbyll. Angelina pretendonte se Pitt kishte dhunuar fëmijët e tyre teksa po fluturonin në një avion privat. Në padi, kërkohet që FBI-ja të dorëzonte dokumentet në lidhje me hetimin ndaj ish burrit të saj.
Në padi, Jolie u ankua për mungesë transparence në lidhje me arsyen e mbylljes së hetimit. Aktorja pretendon se ish partneri i saj i hodhi birrë gjatë fluturimit dhe se ishte lënduar gjatë një konfrontimi fizik. Në fakt, emri i paditëses është Jane Doe, pas të cilit thuhet se qëndron Angelina.
Burime pranë aktorit besojnë se Jolie e ngriti padinë vetëm për të tërhequr vëmendjen ndaj akuzave kundër Brad. Jolie dhe Pitt, martesa e të cilëve mori fund në vitin 2016, janë prindër të gjashtë fëmijëve: Maddox, 21 vjeç, binjakët Knox dhe Vivienne, 14 vjeç, vajzat Shiloh, 16, Zahara, 17 dhe djalin Pax, 18 vjeç. /abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.