×
  • Show Time
  • Show Time

    Anibar trajton frikën dhe shpresën

    Reporteri
    15 Korrik 2019 | 18:44

    “Frika dhe Shpresa” është tema që trajton këtë vit Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar-Anibar, që do të mbahet në Pejë.


    “Në këtë edicion, duke pasur parasysh ndryshimet shoqërore nëpër të cilat Kosova por edhe shoqëritë tjera po kalojnë, trajtojmë pikërisht frikën dhe shpresat e njerëzve për të parë se ku jemi dhe ku kemi synojmë të shkojmë”, thuhet në komunikatën për media të drejtuesve të këtij festivali.

    Këtë vit festivali ka një program të larmishëm duke përfshirë afro 300 filma të animuar, 15 programe speciale, 4 punëtori për fëmijë, 4 panele diskutimi dhe 3 masterklasa, shkruan reporteri.net.

    “Sikurse çdo edicion tjetër, për një javë gjatë festivalit, çdo mbrëmje duke filluar nga ora 23:00 deri në orën 02:00 në mesnatë, do të mbahen edhe koncertet me bende të njohura”, thuhet në komunikatë.

    Ky është edicioni i dhjetë i këtij festivali ndërkombëtar dhe do të jetë i hapur deri më datën 21 korrik./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!